“Kosova do t`ia sheh sherrin Edi Ramës”, Shala: Kurti duhet me koqitë

Aktuale

“Kosova do t`ia sheh sherrin Edi Ramës”, Shala: Kurti duhet me koqitë

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:52
Albin Kurti, Edi Rama

Dje u mbajt samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Për deklaratat e nikoqirit të Samitit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës ka reaguar analisti nga Kosova, Krenar Shala.

Ai ka thënë se Edi Rama vazhdon të jetë skandaloz në raport me Kosovën.

Gjithashtu, Shala ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të jetë shumë i vendosur në raport me Ramën.

Postimi i plotë:

Edi Rama vazhdon të jetë skandaloz në raport me Kosovën.

Bëri thirrje që formati aktual i Procesit të Berlinit, ku Kosova përfaqësohet si shtet, të pushojë së ekzistuari e të zëvendësohet me "Shengenin rajonal" në të cilin Kosova nuk përfaqësohet si shtet.

Po ashtu, bëri thirrje që Kosova t'i suspendoj planet për padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Sherrin kemi me ja pa, nëse nuk dinë me ja koqitë kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat