PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë

Aktuale

PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 10:40
Zgjim Hyseni

(E plotësuar 12:40) PSD kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla dhe drejtorit të AKI-së, shkak liturgjia në kishën ortodokse

Partia Socialdemokrate po kërkon që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, të japin dorëheqje për shkak të mbajtjes së liturgjisë në kishën ortodokse në oborrin e UP-së. Kjo parti vlerëson se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë pasur njohuri për një gjë të tillë, atëherë qytetarët nuk janë të sigurt.

"Simboli i shovenizmit bëhet faltore, e bekoi: Albin Kurti", është mbishkrimi që PSD ka vendosur në kishën ortodokse në oborrin e UP-së, në kuadër të aksionit të sotëm.

Zgjim Hyseni nga kjo parti, tha se nëse institucionet nuk kanë pasur njohuri për një ngjarje që është mbajtur në mes të ditës dhe në mes të Prishtinës, atëherë kjo tregon se qytetarët nuk janë të sigurt.

Hyseni: Ministri i Brendshëm dhe drejtori AKI-së duhet të japin dorëheqje

“Institucionet thanë që nuk e kemi ditur për një gjë të tillë, kështu u shpreh ministri i Kulturës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë krejt organet përgjegjëse prej pozitave politike, ministri i Brendshëm edhe Shërbimi i Inteligjencës drejtori i saj, duhet me dhënë përgjegjësi, duhet me dhënë dorëheqje për shkak se nëse mundet me ndodh kjo në mes të Prishtinës, në mes të ditës, atëherë kjo tregon që ne fare nuk qenkemi të sigurt për çka po ndodh me neve”, tha ai.

Hyseni u shpreh se ngjarja e djeshme ka ndodhur në kontekst të dialogut që pritet të rinis më 15 qershor, e që sipas tij, fjala është për përgatitjen e një zone të mbrojtur në qendër të Prishtinës.

Hyseni: Përgatitjen e një zone të mbrojtur më qendër të Prishtinës

“Megjithatë kjo që ka ndodhur dje, nuk është e tëra, duhet me pas parasysh që krejt kjo po ndodh në kontekstin e dialogut që do të filloj më datën 15, fjala është për përgatitjen e një zone të mbrojtur më qendër të Prishtinës, e cila zonë do të jetë e mbrojtur dhe e mbyllur. Një gjë e tillë nuk është thirrje për paqe dhe bashkëjetesë, ne iu bëjmë thirrje të gjithëve që ta kuptojnë që diçka e tillë nuk mundet me kalu në Prishtinë dhe rreth kësaj çështje ka me pas sigurisht mobilizim qytetarë në mënyrë që të mos lejohet një gjë e tillë. Duhet me u kuptu që ndalimi i një gjëje të tillë është në shërbim të paqes", tha ai.

Paraprakisht në dyert e objektit të kishës ortodokse ishte vendosur mbishkrimi “Jezus hates serbs”, e që është fshirë nga PSD. Hyseni tregon pse ka ndodhur një gjë e tillë, teksa tha se simbolin e shovenizmit po tentojnë ta bëjnë faltore.

Hyseni: Ky objekt është simboli i shovenizmit

“Pak më herët ju e pat që këtu ishte e shkruar një parullë që thoshte Jezusi nuk i do serbët, ne e kemi fshirë atë parullë edhe dëshirojmë të japim një mesazh tjetër për secilin që është i interesuar rreth kësaj teme duhet me pas parasysh që aksioni jonë protestues nuk ka të bëjë fare me urrejtje fetare ose ndëretnike. Mirëpo secili duhet me pas parasysh që ky institucion, ky objekt në fakt se nuk është institucion, ky objekt është simboli i shovenizmit, i cili i kujton ditët më të rënda dhe ditët më të vështira që i ka jetu ky popull. Ky objekt qoftë nëse e shikojmë për kah historia e tij, do të thotë momenti kur është ndërtuar janë masat e dhunshme edhe koha e segregimit. Qoftë nëse e shohim për kah hapësira ku është vendosur që është brenda hapësirës universitare tregon që në fakt kemi të bëjmë së pari për përdorim të religjionit në shërbim të interesave supremaciste të Serbisë”, tha ai.

Kundër mbajtjes së liturgjisë në objektin e kishës ortodokse kanë mbajtur aksion edhe studentët e Universitetit të Prishtinës

***

"Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi: Albin Kurti", është mbishkrimi që Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur në kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).

Zgjim Hyseni nga kjo parti, tha se nëse është e vërtetë që siç ka deklaruar ministri i Kulturës që nuk kanë pasur njohuri, atëherë ministri i Punëve të Brendshme, AKK duhet të japin përgjegjësi.

Me këtë veprim ai tha se nuk janë të sigurt nën udhëheqjen e tyre.

Image
PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë

PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë

Aktivistët e PSD-së kanë realizuar një aksion para kishës ortodokse serbe në oborrin e Univeristetit të Prishtinës .

Ata në muret e kishës kanë vendosur shkrime ku thuhet “Simboli i shovinizmit”.

Aksion i PSD-së vjen një ditë pas liturgjisë që është mbajtur në Kishën që ndodhet në oborr të Universitetit të Prishtinës.

Nga Qeveria ka reaguar Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku që ka thënë se nuk kishin për këtë çështje ekzekutivi e as Policia e Kosovës.

Image
PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë
Image
PSD shkon te kisha ortodokse në Prishtinë
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat