Albin Kurti luan... pak me opozitën: Mos më rrëzoni edhe një herë se... Faleminderit!

Aktuale

Albin Kurti luan... pak me opozitën: Mos më rrëzoni edhe një herë se... Faleminderit!

Nga: N.Sh. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:24
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e kuvendit të Kosovës, përveç temave të rëndësishme që foli, ka bërë edhe shaka me opozitën.

Kurti në foltoren e Kuvendit deputetëve të opozitës i është drejtuar me një lutje, e cila ishte një 'provokim' për ta.

Ai i ka lutur që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Më keni rrëzu me parullat për antiamerikanizëm. Mos më rrëzoni edhe një herë se mandej…Faleminderit!”, ka thënë Kurti.

E kjo deklaratë e Kurtit ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Kuti është aq komod në Qeverinë e tij, sa që edhe batutat, shakat dhe ironinë e tij mund ta shfaq pa problem ndaj opozitës e cila përveç zhurmës së madhe nuk po tregon opozitarizëm në këta muaj të Qeverisë Kurti.

Pra, Kurtin opozita nuk mund ta rrëzoj ngase është tejet e dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat