Ganimete Musliu rikthehet me kritika ndaj kryeministrit Kurti, përmend edhe Hashim Thaçin

Aktuale

Ganimete Musliu rikthehet me kritika ndaj kryeministrit Kurti, përmend edhe Hashim Thaçin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:47
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi. Madje ka thënë se i njëjti po bënë lëshime dhe kompromise të rrezikshme për një marrëveshje kalimtare.

Sipas saj, po t’i bënte këto lëshime ish-presidenti Hashim Thaçi, vendi tashmë do të ishte në OKB dhe do ta kishte njohjen e Serbisë, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Musliu: Albin, po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi, ne sot do të ishim anëtarë të OKB-së

“Albin, po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi, ne sot do të ishim anëtarë të OKB-së dhe do të kishim njohjen e Serbisë. Mirëpo ai nuk i bëri lëshimet që po i bënë ti. Ti po tregohesh i gatshëm me bërë kompromise jo të pakëndshme, por tejpërtej të rrezikshme vetëm për një marrëveshje kalimtare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat