Kryeministri Kurti me një mesazh të fuqishëm: Për çka armatoset Serbia, kur ende nuk i ka pranuar krimet masive?

Aktuale

Kryeministri Kurti me një mesazh të fuqishëm: Për çka armatoset Serbia, kur ende nuk i ka pranuar krimet masive?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja në Kosovë ka ardhur me hyrjen e trupave të NATO-s dhe largimin e pushtuesit serb më 12 qershor të vitit 1999.

Ai në një ceremoni në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, ka deklaruar se kjo kishte ardhur pas shumë viteve të rezistencës së pashembullt popullore kundër politikave të Serbisë, të cilat i quam diskriminuese, represive si dhe të dhunshme dhe gjenocidale.

“Lufta çlirimtare dhe e drejtë e UÇK-së ishte me synim të realizimit të së drejtës të shqiptarëve për të vendosur për fatin e tyre kolektiv dhe për të qeverisur ashtu siç dëshirojnë. 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë. Ëndrrat për shfarosjen e shqiptarëve do të mbesin përgjithmonë në ndërgjegjet e trazuara të kriminelëve. Ato nuk do të kenë mundësinë të aplikohen, Kosova është e lirë dhe e pavarur, ne do të punojmë sa më shumë për të zhvilluar këtë vend”.

“Kosova është partnere me vendet më të fuqishme të botës, sidomos me NATO-n ky synojmë të integrohemi , e cila na jep sigurinë për paqen edhe sot siç na e dha edhe në vitin 1999. Hapa të rëndësishëm po hedhim për fuqizimin dhe përparimin e ushtrisë sonë në aftësitë e saj mbrojtëse, të cilët janë shumë të rëndësishëm për të garantuar se vendi ynë dhe gjerësisht rajoni të mos shoh më kurrë përsëritjen e historive të dhimbshme. Rruga e Kosovës drejt së ardhmes është një rrugë e paqes”.

Kurti ka thënë se Serbia duhet të paditet për gjenocidit që shkaktuar.

“Serbia ende sot vazhdon të drejtohet nga persona që kanë qene ministra dhe zyrtarë të lartë në kohën kur këto masakra janë urdhëruar. Sigurisht, ata sot nuk mund të vijnë e të na pushtojnë e të vrasin civilët dhe fëmijët tanë. Mirëpo, ëndrrat e tyre jo vetëm që nuk i mohojnë, por vazhdojnë t’i proklamojnë publikisht nën mitin e ‘Kosovës si djep i Serbisë’. Por edhe me investime të vazhdueshme e të shfrenuara për armatim modern duke blerë armë prej Rusisë, Bjellorusisë e Kinës dhe vendeve të tjera”.

“Për çka armatoset ky vend Serbia që ende nuk ka pranuar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet masive që ka kryer 22 vjet më parë, duhet ta padisim Serbinë për gjenocidin dhe vrasjet. Dhuna dhe gjenocidi është duke vazhduar të dokumentohet”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat