Flamuri serb nuk është vendosur në Koshare, Policia e Kosovës e zbulon vendin

Aktuale

Flamuri serb nuk është vendosur në Koshare, Policia e Kosovës e zbulon vendin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e shpërndarë nga gazeta e Serbisë “blic”, se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare. Në fotot e bëra sot në këtë lokacion, shihet se flamuri serb nuk ndodhet në kullë dhe lajmi i shpërndarë nga mediat serbe cilësohet si i rremë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se njësitet kompetente janë tërë kohën në kontroll të zonës në fjalë.

“Lidhur me disa shkrime në median serbe “blic” por edhe në rrjete të ndryshme sociale, se gjoja një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, ju konfirmojmë se Policia e Kosovës demanton shkrime të tilla që kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve dhe ju njoftoj se njësitet kompetente policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar të Republikës së Kosovës janë duke kryer detyrat dhe patrullimet e rregullta edhe në atë lokacion”, ka thënë ai.

Image

Tutje, së bashku me deklaratën Hoxha ka bashkangjitur edhe fotot e bëra sot me datën 13 qershor në atë lokacion.

“Sipas raportimeve aktuale nga njësitet policore kufitare dhe verifikimeve nga ai lokacion një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend, përfshirë edhe menaxhimin dhe kontrollin kufitar sipas mandatit të saj ligjor dhe kushtetues. Në vijim po ju përcjellim edhe fotot nga lokacioni i apostrofuar te datës 13.06.2021”, ka thënë Hoxha.

Image

Ndryshe, me 10 tetor të vitit të kaluar, një prift nga rrethina e Beogradit kishte larguar flamurin shqiptar nga vendi ku u zhvillua një nga betejat më të mëdha mes shqiptarëve dhe serbëve gjatë luftës së vitit 1999. Prifti kishte ardhur në atë vend me pretekstin për bekimin e vendit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat