PDK thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Aktuale

PDK thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka finalizuar sot synimin e saj për ta shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës. 

Paraprakisht, Osmani ka provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje, në këmbim të një mirënjohjeje nga Presidenca.

Ndërsa, pas shkarkimit të Dakës, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 17:30.

Nga PDK nuk është treguar arsyeja se pse është thirrur konferenca, por që njoftimi i këtij subjekti është bërë pas shkarkimit të Dakës.

“PDK mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 17:30. Vendi: Selia qendrore e PDK, koha: 17:30”, bëhet e ditur nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat