Takimi në Bruksel/ Aleksandër Vuçiq i tronditur dhe në depresion pas përballjes me Albin Kurtin

Aktuale

Takimi në Bruksel/ Aleksandër Vuçiq i tronditur dhe në depresion pas përballjes me Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:04
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti politik, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar takimin për të cilin u raportua se ishte një takim mjaft i ashpër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Maxharraj lidhur me këtë, ka thënë se pas këtij takimi kreu i shtetit serb ishte në gjendje depresioni.

Analisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se për herë të parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia përplasi Aleksandar Vuçiqit para fytyrës atë se çka se priste.

Ja shkrimi i tij:

Image
Binak Maxharraj

Vuçiq në gjendje depresioni.

Sot në Bruksel rifilloj dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i përfolur shumë gjatë. Morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Takimi u ndërmjetësua nga shefi i BE-së për politikë të jashtme Borell dhe Lajçak. Aleksandër Vuçiq hyri në seancë me vetëbesim të plotë duke menduar se ndoshta edhe Kurti është si Hashim Thaçi me të cilin e sillte dialogun si të dojë në dëm të Kosovës. Por, tashti para tij ishte një njeri krejt tjetër, ishte Albin Kurti i fortë si graniti ne qasje dhe qëndrime.

Për herë të parë ky ia përplasi Vuçiqit fytyrës atë se çka se priste, atë që Thaçi kurrë nuk kishte pas guxim t’ia thoshte. Trup e shkurt i tha se “kur do ta njohësh Kosovën si shtet”? Ku janë të pagjeturit,ku janë varrezat masive të shqiptarëve nëpër serbi. Por, nuk e la pa i thanë se do t’ju padisim për gjenocid në Kosovë gjatë luftës.

Vuçiq humbi, u shashtrisë nga goditja, nga shkallmoja dhe shpartalloja që ia bëri Kurti që se priste. Humbi i teri nuk kishte as pikë çehreje në fytyrën e tij prej krimineli, nuk mund të fliste normal, ishte totalisht i hutuar i çorientuar nga kjo goditje e Kurtit në fillim të këtij dialogu.

Nuk ishte mësuar të merr këso goditjes në dialog nga Hashim Thaçi me të cilën vetëm qeshnin dhe zgërdhiheshin, merreshin me pazare dhe tuxharllak për Kosovën dhe rreth Kosovës. Albini i doli arrë e fortë që Vuçiq nuk mund ta thyej, nuk mund të bën lojëra si me Thaçin dhe Mustafën. I humbur gati si në pavetëdija mezi deklaroi se Albini sot na mbështeti për muri. Në këtë gjendje të rëndë shpirtërore, i tronditur, totalisht i hutuar dhe i çorientuar kthehet në Serbi në një gjendje të rëndë shpirtërore.

Por, në një farë mënyrë sikur ngushëllime Vuçiqit po i japin këta liderët tanë Mustafa, Harajdinaj, Hoxhaj etj, të cilët po e kritikojnë Kurtin për këtë ballafaqim dinjitoz me Vuçiqin. Prandaj, këto ngushëllime të Mustafës, Harajdinaj dhe Hoxhaj ndoshta do t’i ndihmojnë pak të qetësojnë Vuçiqin nga kjo gjendje depresive dhe shpirtërore nëpër te cilën po kalon. Kjo është sikur ajo thenia e vjehrrës; “m’dekt djali për inat të resë”. Të tillë janë liderët tanë për inate personale më parë bëhen me serbin dhe dreqin e mallkuar e jo për interesa madhore të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat