Media serbe merret me deklaratat e Lutfi Hazirit kundër Albin Kurtit

Aktuale

Media serbe merret me deklaratat e Lutfi Hazirit kundër Albin Kurtit

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:58
Lutfi Haziri

Media serbe ka komentuar gjatë ditës së sotme deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit lidhur me dialogun. Ata shkruajnë se Haziri ka thënë  se takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuҫiҫ ishte vetëm një takim.

“Nënkryetari i Aleancës Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se takimi i parë midis Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vetëm një takim. Haziri theksoi se Kosova nuk duhet të jetë humbëse në procesin e dialogut dhe se duhet të përdoret vrulli i përfshirjes së Shteteve të Bashkuara”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tij, ekipi i Kosovës dhe Kryeministri Kurti "duhet të kenë një qëndrim të qartë në lidhje me pozicionin kushtetues të Kosovës dhe Kosova nuk duhet të humbasë në këtë proces pasi nuk ka humbur kurrë në procese të tilla".

Haziri gjithashtu iu referua katër propozimeve që Kurti prezantoi dje gjatë takimit në Bruksel./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat