Rrustemi për takimin Kurti-Vuçiq: Pamë një paraqitje dinjitoze të Kurtit

Aktuale

Rrustemi për takimin Kurti-Vuçiq: Pamë një paraqitje dinjitoze të Kurtit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, foli në lidhje me takimin e djeshëm të kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se dje është parë një paraqitje dinjitoze e kryeministri Kurti.

“Takimi i kryeministrit Kurti me zyrtarët e Serbisë asnjëherë nuk duhet parë qëllim në vetvete e për këtë nuk është se ka ndonjë interes në Kosovë, jam i bindur. Për bindjen time është e rëndësishme në fakt se si ndodhi takim, për çfarë u diskutua dhe cili ishte pozicioni i Kosovës ose si rezultoi pozicioni i Kosovës nga ky takim dhe natyrisht që ky nuk ishte rifillim i dialogut dhe nuk ishte dialog që ishte e vërteta, ishte takim për të diskutuar për premisat e dialogut të ri natyrisht me Serbinë.

Ai përmendi se LVV nuk e ka kundërshtuar dialogun si mekanizëm por nuk janë pajtuar në lidhje mënyrën e dialogimit.

“Ne pamë një paraqitje dinjitoze të kryeministrit Kurti dje, duke përmbysur pozicionin e Kosovës do të thoja nga çështje në palë dhe jo vetëm këtë por duke e determinuar edhe agjendën e takimit. LVV nuk është që ka kundërshtuar dialogun si të tillë, si mekanizëm. Ne kemi kundërshtuar vazhdimisht dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë për sa I përket mënyrës së dialogimit dhe çështjeve për të cilat është dialogu dhe formatit po ashtu,” tha ai .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat