Nuk iu është vazhduar kontrata nga Ministria e Shëndetësisë, vjen reagimi nga Sindikata

Aktuale

Nuk iu është vazhduar kontrata nga Ministria e Shëndetësisë, vjen reagimi nga Sindikata

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka reaguar pasi rreth 360 infermierëve të punësuar nga Banka Botërore, nuk iu është vazhduar kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo sindikatë tha se e ka pritur me shqetësim këtë lajm.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se puna e tyre ka ndikuar shumë në shërbime më të shpejta dhe më të mira për pacientët.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që kontratat mbi vepër të shndërrohen në kontrata të rregullta, për shkak së shëndetësia publike ka mungesë të madhe të infermierëve, rrjedhimisht ka nevojë të madhe për infermier”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat