176 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

176 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

Numri i rasteve aktive me virus ka filluar të shënoi rënie, kjo sepse në të gjithë vendin janë vetëm 176 raste.

Ndërkaq ditën e djeshme është shënuar vetëm një rast i vdekjes dhe 16 raste pozitive me COVID-19.

“Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës anti-COVID.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat