Reagimet e Serbisë, ‘zbulohet’ pse po ‘sulmohet’ Kurti nga Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij – thirrja nga Shqipëria për mbështetje

Aktuale

Reagimet e Serbisë, ‘zbulohet’ pse po ‘sulmohet’ Kurti nga Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij – thirrja nga Shqipëria për mbështetje

Nga: N. H Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:40
Albin Kurti

Në Bruksel javën e kaluar u zhvillua takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në vijim të dialogut Kosovë-Serbi dhe për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Por, që në nisje, takimi mes krerëve të dy vendeve kishe rezultuar me tensione të larta. Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar direkt presidentit serb me fjalët: “Kam ardhur të më thuash kur do ta njohësh Kosovën?“.

Përgjigjja e Vuçiqit kishte qenë: “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën”. Pas këtij momenti palët janë përfshirë në debate dhe replikat nuk kanë munguar nga të dy delegacionet, në prani të negociatorëve të BE, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

E, komente takimit të parë të dialogut i kanë bërë edhe njohësit e çështjeve politike në Shqipëri, shkruan “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve politike, gazetari Çim Peka, ka thënë se reagimet e ashpra të Serbisë kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vijnë për shkak se dialogu është në rrugën e duhur.

Image
Çim Peka

“Qeveritë paraardhëse nuk kanë mbrojtur interesat e Kosovës, për këtë arsyeje nuk ka reaguar pala serbe. Ato gjithnjë kanë shkuar si inferiore në takime”, ka thënë mes tjerash Peka, përcjell “Bota sot”.

Një video e cila po qarkullon në rrjetin social në Facebook dhe e cila është bërë virale, shihen se si opinionstët bëjnë thirrje që të përkrahet kryeministri i Kosovës në dialog, për faktin se, sipas tyre, kërkesat e të parit të qeverisë së Kosovës janë të drejta.

Në vazhdim mund ta shikoni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat