Deputetja e PDK-së ka një pyetje për kryeministrin Kurti, pas takimit në Bruksel

Aktuale

Deputetja e PDK-së ka një pyetje për kryeministrin Kurti, pas takimit në Bruksel

Nga: A.Z Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:27
Takimi Kurti-Vuçiq

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Musliu- Shoshi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se edhe pas disa takimeve të Kurtit në Bruksel, ai prap është në heshtje.

Musliu-Shoshi ka një pyetje për kryeministrin, se kur do të raportoj ai në Kuvend për takimin që e ka pasur me Vuçiqin, përcjell “Bota sot”.

Tutje ka shtuar se Kurti duhet të tregoj detajet e takimit sepse është përgjegjësi shtetërore.

Postimi i plotë:

Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat