​Mbi 138 mijë vaksina të aplikuara në Kosovë

Aktuale

​Mbi 138 mijë vaksina të aplikuara në Kosovë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Mbi 250 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në paraditen e sotme në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, kurse në nivel vendi sot kanë marrë vaksinën mbi 3500 persona.

Këtë e bëri të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, i cili tha se nga dita e parë e vaksinimit dhe deri më tani janë dhënë mbi 138 mijë vaksina.

Bardhi: Janë dhënë mbi 138 mijë vaksina

“Siç po shihni vaksinimi në sallën “1 Tetori” dhe në nivel vendi është duke vazhduar, aktualisht deri në këto çaste që ne flasim në sallën “1 Tetori”, janë të vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa në nivel vendi deri më tani janë të vaksinuar mbi 3500 persona, ndërsa nga dita e parë e vaksinimit deri tani kemi mbi 138 mijë vaksina të aplikuara”, tha ai.

Ai e ripërsëriti se mënyra e aplikimit bëhet përmes aplikacionit E-Kosova.

Bardhi:Mënyra e aplikimit bëhet në mënyrën E-Kosova

“Siç e dini mënyra e aplikimit bëhet në mënyrën E-Kosova, e cila nuk menaxhohet nga ne por nga personat që e shikojnë atë proces. Në momentin që atyre iu procedohet termini për t’u vaksinuar, normalisht që edhe ne e shohim këtu në sistemin tonë që e kemi të teknologjisë dhe me automatizëm ai e merr vaksinën, ndërsa ata persona që kanë aplikuar dhe ende nuk kanë marrë vaksinën por që nuk është caktuar termini, normal që kanë atë ndjenjën e pakënaqësisë sepse ne këtu nuk arrijmë t’i shohim në sistem dhe jemi të detyruar t’i themi deri në momentin kur kemi konfirmimin zyrtarë deri në kohen dhe ditën që ka për të marrë vaksinën”, tha ai.

Sipas tij, ndalimi i terminit i bëhet grupmoshave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronik, anëtarët e Policisë së Kosovës, FSK-së dhe mësimdhënësi.

Bardhi: Të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova

“Po ashtu kemi edhe një përballje tjetër ku shumica e qytetareve po tentojnë të vijnë vetëm në mënyrën e aplikimit e cila po na paraqet shumë problem sepse duhet t’i sqarojmë gjërat nga fillimi. Veç kësaj unë edhe një herë apelojë te të gjithë qytetarët pa dallim duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova dhe mbi bazën e konfirmimit dhe ndarjes së terminit duhet t’i takojnë grupomoshës mbi 65 vjeç, nëse i referohemi të sëmurëve kronik të dëshmojnë për sëmundjen që kanë pas dhe vazhdojnë ta kenë dhe në grupin e tretë hyjnë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të FSK-së dhe mësimdhënësit. Janë këto tri lloj të kategorive që pa asnjë problem mund të vaksinohen,”-th ai.

Ndërkohë aty ishte edhe Vahide Muja, e cila mori dozën e dytë të vaksinës.

Muja: Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

“Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës e cila më ka munduar më pak. E sëmurë nuk kam qenë shumë por edhe aplikimi ka shkuar mirë,”-tha ajo.

Kadri Hajdini tregoi që doza e dytë e vaksinës e ka munduar më shumë. Ndërsa sa i përket aplikimit, ai tha se më kanë treguar vetëm datën kur duhet të vija.

Hajdini: Doza e dytë e vaksinës më mundoi më shumë

“E kam marrë dozën e parë por jam vaksinuar edhe me dozën e dytë e cila më ka munduar më shumë. Kurse sa i përket aplikimit kamë ardhur vetëm me letrën të cilën më kanë dhënë që duhet të vijë më këtë datë”, tha ai.

Kurse, Ilaz Rama ankohej për mënyrën e aplikimit.

Rama: Kemi aplikuar qe një muaj

“Kam ardhur me bashkëshorten që 10 herë për vaksinim na thanë jo nuk jeni në sistem më pas thanë jo duhet të na thërrisni në telefon. Kemi qenë të shtunën herën e fundit na thanë ejani të hënën dhe e merrni dozën e parë. Në jemi shumë mirë me shëndet por meqenëse është procedura që duhet të kryhet, kemi ardhur. Kemi aplikuar qe një muaj dhe po më duket që nuk është në rregull i kemi thirrur në telefon nuk janë përgjigjur. Sot na thanë që kyçur të jeni në sistem iu telefonojmë,”-tha ai.

Ndërkohë, sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit kundër COVID-19 janë të vaksinuar rreth 965 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat