​MSH me njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Aktuale

​MSH me njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i terminit do të vazhdojë të bëhet përmes platformës eKosova, për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Kjo është bërë e ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës grupet prioritare të kësaj faze janë personat mbi 65-vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësorë, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë kërkon mirëkuptim nga qytetarët për shkak se shumica e terminëve për vaksinim janë përmbushur deri më datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.

MSH u bën thirrje kategorive të fazës së dytë që nuk ia kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit ta bëjnë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur mund të aplikojnë për caktim të terminëve.

Për të lehtësuar aplikimin për caktim të terminit gjeni në vijim edhe VIDEO UDHËZUESIT:

-Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë: https://youtu.be/dkVFsWgfj8w

-Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19: https://youtu.be/rVnjB5areQA

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas terminëve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria thotë se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, duhet të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

-Personat mbi moshën 65-vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti valid;

-Të sëmurët kronikë pa dallim moshe- përmes dëshmive shëndetësore;

-Forcat e sigurisë - përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);

-Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në këta dy sektorë.

Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.

MSH u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundërCOVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet mbi procesin e vaksinimit.

Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjidhni data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termin për- deri në 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjidhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

- Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

- Për informata rreth vaksinës

- Për informata rreth procesit të vaksinimit

- Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat