Kurti: Kjo është oda ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin – ja ku i bënin planet për çlirim Zahiri, Konushevci e Zejnullahu

Aktuale

Kurti: Kjo është oda ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin – ja ku i bënin planet për çlirim Zahiri, Konushevci e Zejnullahu

Nga: N. H Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:27
Albin Kurti

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka vizituar odën e Naim Hysenit, odë kjo ku janë bërë edhe xhirimet ku shihet themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Ai thotë në odën e Hysenit janë bërë planet për çlirimin e Kosovës nga Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Ja shkrimi i Kurtit:

Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu.

Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat