Garë e ashpër / Ja tre emrat favorit për kryetar të PDK-së

Aktuale

Garë e ashpër / Ja tre emrat favorit për kryetar të PDK-së

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 23:35
PDK

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, shihet si ndër emrat favorit për kryetare të PDK-së, në zgjedhjet e brendshme që mbahen më 3 korrik.

Për Çitakun është përfolur në medie lidhur me kandidaturën e saj si kryetare e PDK’së, megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar.

Ajo ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve në PDK.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo”, deklaroi ndër të tjera ajo nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa uroi ushtruesin e detyrës për guximin që udhëhoqi partinë në “rrethana krejt të jashtëzakonshme”.

Pos saj, si emra favorit shihen edhe Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi.

“Tre emra shihen si favorit për kreun e PDK-së. Enver Hoxhaj, ushtruese detyre i kryetarit, Memli Krasniqi- deputet dhe Vlora Çitaku”, thonë burime brenda PDK-së.

PDK ka njoftuar se do e mbajë Konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij fraksioni politik më 3 korrik të këtij viti, përpara se t’i futet garës për zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat