Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio viziton Kosovën

Aktuale

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio viziton Kosovën

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 06:04
Arkiv

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio do të qendrojë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri italian, Di Mario fillimisht do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla ku do të zhvillojnë takimin bilateral.

Më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Po ashtu ministri Di Maio do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca si dhe do t'i adresohet me një fjal rasti deputetëve të Kuvendit në seancën e thirrur për nder të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat