Parashikon analisti: Ky emër i njohur pritet të zgjidhet kryetar i PDK-së!

Aktuale

Parashikon analisti: Ky emër i njohur pritet të zgjidhet kryetar i PDK-së!

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:22
PDK

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiju, po parashikon se në krye të PDK-së do të rizgjidhet sërish Enver Hoxhaj.

Kjo sipas Spahiut do të vijë për arsye se i njëjti e ka marrë partinë në një moment të vështirë dhe kjo sipas tij do të vlersohet nga antarsia e PDK-së.

“Mendoj se gjasat më të mëdha për t’u rizgjedhur në krye të PDK-së i ka Enver Hoxhaj. Meqë edhe aktualisht është UD. dhe në një fare mënyre është edhe ‘amanet’ i themeluesve të PDK-së”

Spahiu thotë se Hoxhaj ka luajtur një rol konstruk sa ka qenë UD. detyre i kryetarit të PDK-së.

“Ai e ka mbajtur mirë partinë pas shkuarjes së themeluesve të PDK-së në Hagë, ka arritur ta ruajë në një masë të madhe edhe antarsinë e PDK-së. Ky nuk është një suksese që antarsia e PDK-së nuk do ta vlersojë. Mendoj se ai i ka gjasat më të mira. Nuk e di kush mund të jenë kandidatët e tjerë por gjithsesi kushdo që të jetë mendoj se do të jetë një garë demokratike” tha shkurt Spahiu.

Zgjedhjet për krye të Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mbahen me datën 3 korrik.

Ky vendim u mor një ditë më parë nga Kryesia e PDK-së.

Aktualisht në garë për kryetar të kësaj partia është vetëm Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Edhe nga burime të medias brenda PDK-së ka marrë vesh se kryetar i PDK-së pritet të rizgjidhet sërish Enver Hoxhaj.

“Është çështje e kryer, Hoxhaj do ta marrë drejtimin e partisë. Mund të ndodh dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë as kundër kandidat”, ka thënë ky burim i Gazetës.

Në lidhje me kandidimin për kryetar të PDK-së janë përmendur edhe disa emra të tjerë por deri tani nuk është zyrtarizuar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat