Nesër mbahet konferenca “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”

Aktuale

Nesër mbahet konferenca “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 21:56
Nesër mbahet konferenca “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”

Akademia Diplomatike e Kosovës do të organizojë të mërkurën konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”.

Fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan, profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Sebastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaures.

Konferenca akademike do të fillojë punimet në Prishtinë, në orën 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat