Gara për Prishtinën / Deputetja e PDK-së lavdëron Haradinajn: Po punon më së shumti

Aktuale

Gara për Prishtinën / Deputetja e PDK-së lavdëron Haradinajn: Po punon më së shumti

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:58
Daut Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Eliza Hoxha ka thënë se i vetmi kandidat për kryetar të Prishtinës që është duke punuar është Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së.

“Çka kom pa këto ditë është se Daut Haradinaj po punon më së shumti. E përgëzoj Dautin për dëshirën, për vullnetin dhe për guximin.”

“Ai për guxim shquhet pasi që është ish luftëtarë dhe është person që merr vendime”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, PDK ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat për kryeqytetin teksa emri më i përfolur është ai i Uran Ismailit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat