Rriten lehtë rastet e reja me COVID-19, një i vdekur

Aktuale

Rriten lehtë rastet e reja me COVID-19, një i vdekur

Nga: A.Zh Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 20 raste të reja pozitive, ndërsa 19 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat