Ramush Haradinaj dje vizitoi veriun, ishte i armatosur me revole dhe thikë

Aktuale

Ramush Haradinaj dje vizitoi veriun, ishte i armatosur me revole dhe thikë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Dje gjatë ditës ish kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka vizituar bjeshkët e veriut në Shalë.

Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputeti Bekë Berisha, ish komandanti i njësisë speciale Shalë Bekim Shyti, dhe bashkëpunëtor tjerë.

I gjithë grupi ka përshkruar një rrugë të gjatë, të ecur mbi katër orë, duke vizituar edhe fshatrat në veri të vendit si Bistricë e Cerajë.

Ajo që bie në sy është se Haradinaj ishte i armatosur me thikë, ndërsa në foto shihet edhe një revole, duke e mbajtur me vete.

I gjithë grupi pas një ecje të gjatë janë ndalur në Cerajë, para bustit për ta nderuar shkrimtarin e njohur mitrovicas, Jakup Ceraja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat