Çun Lajçi për Albin Kurtin: A mujtet me i ra n’fije këtij delidreqit, që po don me na prishë me Vuçiqin?

Aktuale

Çun Lajçi për Albin Kurtin: A mujtet me i ra n’fije këtij delidreqit, që po don me na prishë me Vuçiqin?

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2021 Në ora: 13:45
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka ironizuar me kritikuesit e kryeministrit Albin Kurti.

Ai i ka pyetur kritikuesit se çka po bëhet me raportin amerikan për Liqenin e Ujmanit dhe me çështjen e dialogut.

"A po m'kallxoni ju, a ta pyes vet", ka shkruar ai, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

A po m'kallxoni ju, a ta pyes vet

Deshta me iu t'vetë juve, (që po thoni i kemi lexua edhe qitapet e hoxhes), a mujtet me i ra n'fije këtij delidreqit, që po don me na prishë me Vuçiqin, (se me Bidenin po se po) a e ka ujdis platformen e bisedimeve, apo ia shkruet ju?

A i ratë n'fije për Ujmanin, a e lexoi raportin a jo, se gjumi nuk m'ka marrë tan natën, prej tutës mos po idhnohet Vuçi!

Kqyrni amanet, mos asht spiun i Rexhep Qosës, se për t'Serbisë na ka kallxu Ramushi. Edhe amanet kqyrni, (se ju jeni t'knushem shumë), a po çartën zotnitë e VV-së mes veti, që ti bajmë gati tupanat e zurlat me kcy!

Ju rrogë merrni veç me na kallxua kush po shahet e kush po duhet, kush po prishet e kush po ndreqet, kush po i thotë Dudës; oh sa e bukur je, e kush po i thotë Gonës; rri mos u çaravesh! Se tybe për punë tjera s'jeni!

Nejse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat