Pacolli prezanton ekspertin që do ta këshillojë Komisionin e drejtuar nga ajo

Aktuale

Pacolli prezanton ekspertin që do ta këshillojë Komisionin e drejtuar nga ajo

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:42
Hajriz Berisha dhe Fitore Pacolli

Marrëveshja e bashkëpunimit mes fondacionit gjerman FES dhe Komisionit Parlamentar për Mjedis, që nënshkruam para pak ditëve, ka filluar të realizohet.

Për këtë komision, Fitore Pacolli tha se ka gjetur një ekspert për ta këshilluar, e që është Hajriz Berisha.

“Në përputhje me marrëveshjen FES, duke filluar nga sot, ka angazhuar ekspertin e mjedisit Hajriz Berisha, i cili do të na mbështet në hartimin e dokumenteve në fushat e politikave në përgjegjësi të komisionit” shkroi ajo.

Kujtojmë që Berisha është në prag të përfundimit të Doktoraturës në Shkencat e Mjedisit në Universitetin Eötvös Loránd në Hungari dhe është Master i Shkencave në Biologji ndërsa studimet bazike i ka përfunduar në drejtimin Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat