“More, a nuk asht pak si tepër kjo?”/ Lajçi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti, ka disa fjalë për mërgimtarët që po e kritikojnë

Aktuale

“More, a nuk asht pak si tepër kjo?”/ Lajçi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti, ka disa fjalë për mërgimtarët që po e kritikojnë

Nga: A.M Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:57
Çun Lajçi dhe Albin Kurti, foto ilustirm nga "Bota sot"

Me vendimin e ri që ka marrë Qveria Kurti, mërgata nuk do ta paguajë policën kufitare.

Mirëpo, një gjë të tillë e kritikuan shumë mërgimtarë, me arsyetimin se “Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi”.

E ndaj këtyre kritikave të disa mërgimtarëve ndaj kryeminsitrit Kurti, ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Lajçi ua rikujtoi këtyre mërgimtarëve kohën kur ankoheshin për pagesën e polisës së sigurimit!

“M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish.  A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?

Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!”, shkroi aktori Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Eh more t’bekuem

S’po di si me iu kuptua o mërgimtarët e mi!

Shumë vite ua keni hangër trutë pushtetarve tuej me ankesa të lloj-llojshme. Por mbi të gjitha për polisën e sigurimit!

M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish.

A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?

Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!

“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.  A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.

More, a nuk asht pak si tepër kjo? Po çfar të ndalunit shtesa pensioni e çfarë bakrraçi ore, po ejani e çmalluni me familiarët tuej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat