Dënimi i Vukotiqit, lajm edhe në mediat prestigjioze amerikane, ja çfarë thonë

Aktuale

Dënimi i Vukotiqit, lajm edhe në mediat prestigjioze amerikane, ja çfarë thonë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat prestigjioze ndërkombëtare përfshirë, The Washington Post, Associated Press e ABCNews kanë raportuar për dënimin me 10 vjet burg për ish-policin serb për krime seksuale gjatë luftës.

“Një gjykatë kosovare të hënën ka dënuar me 10 vjet burg ish-policin serb i akuzuar për përdhunime të grave shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999. Dënimi besohej të ishte i pari për një dënim për përdhunim që daton që nga lufta e Kosovës”, thuhet në raportimin e The Washington Post.

Image
Image
Image

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 vjet burg, Zoran Vukotiçin, ish polic i forcave serbe, nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat