Kryetari i “Listës Guxo” në Gjakovë kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale

Kryetari i “Listës Guxo” në Gjakovë kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:33
Rrustem Leti

Vendimi i Listës Guxo për të hyrë garës për zgjedhjet lokale së bashku më Vetëvendosjen nuk është duke u pëlqyer nga disa komuna.

Madje në Komunën e Ferizajt nga lista Guxo kanë vendosur të garojnë ndaras nga VV-ja.

Më këtë vendim të Qendrës, nuk është duke pajtuar as dega e Guxo në Gjakovë.

Kryetari i Degës në këtë qytet, Rrustem Leti ka deklarua së Qendra është duke marrë vendime në krye e në veti.

Ai ka thënë se nuk është përcaktuar ende se si do të hyjë në zgjedhe dhe se më Lëvizjen Vetëvendosjen nuk kanë qenë kurrë së bashku në Gjakovë.

“Unë skam qenë kurrë së bashku veç i kam respektuar kohën kur ata kanë dashur të jenë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore. Ndërsa në zgjedhjet lokale jemi të papërcaktuar edhe nuk jam unë më Lëvizjen Vetëvendosje. Se pari unë jam i pavarur më vendos për zgjedhjet lokale. Tash nëse ata në qendër bëhen bashkë në Prishtinë le të bëhen bashkë, në zgjedhjet lokale unë nuk jam përcaktuar më askënd as më Lëvizjen Vetëvendosë e as më LDK, PDK e as më AAK”, ka thënë Leti.

Madje kryetari i Listës Guxo në degën e Gjakovës, akuzon qendrën për mos komunikim më degët nëpër komuna.

“Nuk kam ndonjë ndonjë komunikim për momentin me Qendrën në Prishtinës. Thuaj se janë izoluar në veti dhe ky izolim kadalë- dale reflekton, dhe fletë të ardhmen”, ka thënë Leti.

E ai është kundër që partia e tij të hyjë në garë bashkë më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë sikur mos me pa besu që ka me qenë një subjekt i pavarur një subjekt i mirëfilltë nuk isha hi në garë hiq as për deputet e as nuk isha futur me Listën Guxo, kështu që kam besuar dhe vazhdojë më besu që ka me qenë një subjketi në veti”, shprehet ai.
Ndryshe, Lista Guxo të martën doli më një komunikatë se në këto zgjedhje do të garojnë së bashku më Lëvizjen Vetëvendosje.,

“Në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe së bashku arritëm që me forcën e votës të bëjmë ndryshimin e pritur nga qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë. Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla.


Poashtu si duket kjo përplasje mes degëve dhe qëndrese së Listës Guxo ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të mos e shpallë ende listën e kandidatëve për kryetar të komunave edhe pse afati i fundit ishte të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat