Ramushi shkon në familjen e Kadri Veselit

Aktuale

Ramushi shkon në familjen e Kadri Veselit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:46
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e ish-kryeparlametarit, Kadri Veseli, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli.

Haradinaj ka deklaruar se gjatë kësaj vizite i ka ndarë babait të Veselit edhe një medale.

“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me Haradinajn për ngushëllime ishin edhe disa zyrtarë të tjerë të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat