Deputetët e VV-së takohen me 6 deputetët e Kuvendit të Serbisë që e njohin pavarësinë e Kosovës, Kusari-Lila tregon për çka u dakorduan

Aktuale

Deputetët e VV-së takohen me 6 deputetët e Kuvendit të Serbisë që e njohin pavarësinë e Kosovës, Kusari-Lila tregon për çka u dakorduan

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:49
Pamje nga takimi

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se bashkë me kolegët e saj deputetë, kanë pritur në takim deputetët e grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar SDA Sanxhak” nga Serbia.

Ajo ka treguar se me deputetët të udhëhequr nga Shaip Kamberi, kanë biseduar për hapat konkret të bashkëpunimit, koordinimin e politikave dhe veprimeve në interes të qytetarëve të te dy vendeve dhe angazhim për reciprocitet në të drejtat e pakicave.

Kusari-Lila e cilësoi si të veçantë vizitën e deputetëve të Kuvendit të Serbisë, pasi ndodhi një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës.

Ndryshe, gjashtë deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë thënë se e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Këtë e konfirmuar gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Kurti.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Kënaqësi të presim sot në Kuvendi i Kosovës deputetët e grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar SDA Sanxhak” nga Republika e Serbisë, të udhëhequr nga deputeti Shaip Kamberi, në përbërje: Kryetari i partisë SDA, Sulejman Ugljanin, deputetët: Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzic, Selma Kucevic dhe Argjend Bajrami.

Në emër të GP të LVV i mirëpritem bashkë me deputetët, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Fitore Pacolli, Haki Abazi, Salih Zyba dhe Tinka Kurti.

Me deputetët e GP “Lugina e Bashkuar SDA Sanxhak” biseduam për hapat konkret të bashkëpunimit, koordinimin e politikave dhe veprimeve në interes të qytetarëve të dy vendeve në përgjithësi dhe angazhim për reciprocitet në të drejtat e pakicave në veçanti.

Nga ana e Grupit parlmentar nga Kuvendi i Serbisë u shpreh mirënjohja për pritjen dhe mbështetjen shumë të nevojshme për ta si grupi i vetëm opozitar në Kuvendin e Serbisë.

Kjo vizitë ishte e veçantë pasi ndodhi një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, për të cilën na falënderuan deputetët nga partia SDA Sanxhak.

Bashkë u dakorduam të vazhdojmë komunikimin dhe veprimet e përbashkëta afatgjate në të mirë të ngritjes dhe avancimit të bashkëpunimit të dy vendeve dhe kuvendeve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat