Policia bastisje edhe në komunën e Istogut, flet nënkryetari

Aktuale

Policia bastisje edhe në komunën e Istogut, flet nënkryetari

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:41
Foto

Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës po e zhvillojnë një aksion edhe në komunën e Istogut.

Rasti u konfirmua edhe nga nënkryetari i Istogut Agim Ademaj.

Ademaj tha se nuk kanë informacione se për çfarë rasti po bëhet fjalë.

“Po, janë brenda duke i kryer detyrat e veta. Jemi informuar paraprakisht se do të ketë një aksion të tillë”.

“Nuk e di se për çka bëhet fjalë. Nuk na kanë treguar se për çka. Por, së shpejti do të bëhet e ditur kjo”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur një aksion në tre komuna, Pejë, Istog dhe Klinë.

Mësohet se aksioni ka të bëj me ndërtimet pa leje që janë bërë në këto komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat