“Sot mu qetësua shpirti”/ E bija takohet me Jakup Krasniqin pas 8 muajsh në Hagë, prek me fjalët e saj

Aktuale

“Sot mu qetësua shpirti”/ E bija takohet me Jakup Krasniqin pas 8 muajsh në Hagë, prek me fjalët e saj

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 22:34
Jakup Krasniqi dhe Gresa

Familjarët e Jakup Krasniqit po qëndrojnë në Hagë për ta takuar atë pas 8 muajve.

Gresa, vajza e Jakupit ka përshkruar me pak fjalë vizitën brenda qendrës së paraburgimit në Hagë.

Statusi i saj i plotë:

Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejtë me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment herë në gjumë e herë me sy çel.

Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rëndë ishte të shoh aty, por të pashë më të fortë se herave tjera, megjithëse përballeshe me te tjera padrejtësi të pashe më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numeron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish të burgosur, që tregonin historitë e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fortë, e kjo më gëzoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe një herë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.

Të duam!

Image
Jakup Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat