Vjen mbështetja për kryeministrin Kurti, Bytyçi zbulon planin: Ja pse opozita po e pengon zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Vjen mbështetja për kryeministrin Kurti, Bytyçi zbulon planin: Ja pse opozita po e pengon zhvillimin e Kosovës

Nga: A.M Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:17
Pamje nga parakalimi i kryeministrit Kurti në tepihun e kuq gjatë Festivalit të Cannes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë cak i kritikave dhe sulmeve nga partitë opozitare, pas paraqitjes së tij në Festivalin e Kannes.

Mirëpo, profesori Enver Bytyçi i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti, duke thënë se ai e promovoi Kosovën në botën e artit.

Sipas tij, opozita po dëshiron ta pengojë zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

“Por opozita kërkon ta zbehë këtë kontribut të tij me një fustan të huazuar për vajzën e tij. Kjo do të thotë se opozita, sidomos PDK dhe PSD nuk ka ndërmend të bëjë opozitë. Ajo dëshiron të pengojë zhvillimin në Kosovë. Dëshiron që shteti dhe vendi të mos përparojnë, sepse nëse përparon, atëherë lexohen më mirë dështimet, korrupsioni, krimet dhe tradhtitë e shumë eksponentëve të opozitës”, shkroi profesori në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri Kurti gjendet ne Kane bashke me bashkeshorten dhe vajzen. Ka shkuar atje qe te promovoje Kosoven, qe t'i thote botes se artit e te kultures se Kosova shtet i pavarur e sovran eshte aty, eshte ketu, eshte nje realitet i padiskutueshem!

Por opozita kerkon ta zbehe kete kontribut te tij me nje fustan te huazuar per vajzen e tij. Kjo do te thote se opozita, sidomos PDK dhe PSD nuk ka ndermend te beje opozite. Ajo deshiron te pengoje zhvillimin ne Kosove. Deshiron qe shteti dhe vendi te mos perparojne, sepse nese perparon, atehere lexohen me mire deshtimet, korrupsioni, krimet dhe tradhtite e shume eksponenteve te opozites.

E njejta gje ka ndodhur me Partine Socialiste ne Shqiperi, sidomos nga vitit 2009 e ketej, kur bllokoi integrimin e vendit ne BE. Sot akuzon Europen, por ne fakt kete situate e ka krijuar Edi Rama qe kur nuk pranoi me 2009-en e deri me 2013-en te votoje kater ligjet qe i jepnin vendit statusin kandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat