Kërkohet që 5 deputetë të VV-së të bëjnë opozitë, opozita “Albin Kurti, Albin Kurti...”

Aktuale

Kërkohet që 5 deputetë të VV-së të bëjnë opozitë, opozita “Albin Kurti, Albin Kurti...”

Nga: A.Zh Më: 18 korrik 2021 Në ora: 07:55
Albin Kurti

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kërkuar që së paku pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të bëjnë opozitë.

Ai ka kritikuar partitë opozitare se nuk janë kërkuese dhe se nuk po thërrasin ministrat në interpelancë për mirëqenien e qytetarëve, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë më i rreptë ndaj kabinetit të tij.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Së paku 5 deputetë të Vetëvendosjes duhet të bëjnë opozitën. Të thërrasin ministrat në interpelancë për mirëqenien e qytetarëve, shtrenjtimin e produkteve, shërbimet shëndetësore, ngritjen e standardit etj... se sa për opozitën po shihet se 4 vite nuk kanë me thënë tjetër pos: Albin Kurti, Albin Kurti...

Nga kryeministri pres që të jetë më i rreptë dhe më kërkues ndaj kabinetit të tij sesa vetë opozita. Përndryshe po ikim krejt në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat