Qeveria Kurti kërkon shkarkimin edhe të një Bordi tjetër, LDK lëshon sallën e Kuvendit

Aktuale

Qeveria Kurti kërkon shkarkimin edhe të një Bordi tjetër, LDK lëshon sallën e Kuvendit

Nga: Bota sot Më: 19 korrik 2021 Në ora: 10:59

(E plotësuar 12:56) - Përfundon seanca e Kuvendit, vazhdon të mërkurën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se seanca e sotme ka përfunduar punimet pas disa orëve.

Kjo pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votimin e pikave të rendit të ditës.

Kryesia e Kuvendit e ka mbledhjen e saj sot nga ora 14:00.

Seanca do të vazhdojë të mërkurën nga ora 13:00.

Dështon votimi për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Pas diskutimeve disa orëshe për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave disa nga deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka hapur votimin për shkarkimin e secilit anëtarë të këtij bordi, por kjo nuk ishte e mundur pasi pati mungesë të kourumit.

Kjo pikë ka mbetur për t’u votuar në seancën e ardhshme të Kuvendit.

LDK lëshon sallën

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur votimi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në momentin e nisjes së votimit deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Ndërkohë, shkarkimi i këtij bordi është kundërshtuar edhe nga partitë tjera opozitare në Kuvend, PDK e AAK.​

Deputetët bëjnë zhurmë derisa po fliste, Pacolli: Unë ndalem dhe nuk e marr më kurrë fjalën

Deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit ka filluar të flas për shkatërrimin e natyrës në Kosovë.

Ai tha se nuk i duken të rëndësishme zhurmat që po i bëjnë deputetët në Kuvend.

“Po e shoh që keni probleme mes vete këtu, e unë pak a shumë i du rezultatet, jam njeri i rezultateve, nuk sho rezultate nga kjo zhurmë që po bëhet këtu. Po i kthehem një problemi të tjetër, natyra e Kosovës, ky kopsht që perëndia e ka falur për neve, është duke u shkatërruar. Nuk e di a i bjen ndërmend dikujt nga Qeveria me diskutu për këtë gjë. Malet po shkatërrohen”, tha Pacolli.

Të njëjtit filluan që t’i reagojnë deputetë nga pozita.

“Është edukatë, unë nuk ju kam ndërhy”, tha fillimisht ai derisa vazhdoi të fliste për shkatërrimin e natyrës.

“Sic kemi pa edhe dje vërshimet në Prishtinë e rrethinë po e shkatërrojnë edhe këtë të mirë që perëndia e ka bo për ne, nuk e di a dilni prej Prishtinës me pa me çfarë brutaliteti”, shtoi Pacolli.

Megjithatë, pasi zhurmat nuk u ndaluan, ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se më nuk do ta merr fjalën në Kuvend.

“Unë po ndalem dhe nuk e marr asnjëherë fjalën”, përfundoi ai.

Hamza: Fatkeqësisht Kuvendi është shndërruar në gjykatë

Për shkarkimin e bordeve të pavarura, deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se fatkeqësisht Kuvendi dhe komisionet parlamentar janë shndërruar në gjykatë.

Gjatë diskutimit të rekomandimit për shkarkimin e bordit të ARH-së, theksoi se kjo praktikë duhet të ndërpritet, pasi sipas tij është politike dhe kësisoj fatin do ta kenë edhe bordet tjera.

Image

“Këtu ka vetëm një qëllim, e qëllimi është politik për me i shkarkuar. Fatkeqësisht Komisionet e Kuvendit janë shndërruar në Komisione Hetimore. Fatkeqësisht ky kuvend po shndërrohet në gjykatë. Por, një çështje duhet me pasur parasysh se të gjithë këta të cilat janë të atakuar prej këtyre vendimeve kanë të drejtën që në rrugë ligjore dhe i inkurajoj që me i ndjekur të drejtat e tyre… Kjo nuk është çkapje e shtetit, por është plasje e shtetit. Dhe kanë me vazhduar kështu fatkeqësisht”, theksoi Hamza.

Ndërsa, Grupi Parlamentar Multietnik ka mbështetur rekomandimet e Komisionit për bujqësi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Deputetja e LDK-së, Vetëvendosjes: Krejt shkarkoni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në Kuvend të Kosovës pas propozimit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bajrami në seancë ka përmendur edhe shumën prej 5 eurosh që qytetarët obligohen ta japin kur të regjistrojnë veturën.

“A pajtoheni ju që me i dhanë një kompanie me tre punëtor për një vit 2 milion euro, një tiketë që kushton 2 cent edhe mundet me dhanë MPB-ja, mundet me ble letrën, me ja dhanë qytetarit në momentin kur ja dorëzon librezën qytetarit. Mos përdorni standarde të dyfishta ma të mdhaja janë 2 milion se 16 mijë euro”, tha ajo.

“Ndërrimi i emrave nëpër institucione nuk ka me sjellë rezultate në mënyrë automatike. Ministria mundet me u furnizu me 30 mijë euro me krejt ato tikat, dhe në momentin e regjistrimit të veturës me ja dhanë qytetarit tiketën me i thanë e ke obligim me vendos në xham të veturës. Mos na shitni moral se u bë e tepërt”.

E njejta është kritikuar gjatë fjalimit nga deputetët se e ka ngritur zërin ku iu drejtua deputetëve.

Edhe për këtë kritikë, Bajrami ka pasur një përgjigje.

“Asnjë nuk e mbrojta krejt merrni shkarkoni, po jo duke mbajt moral. E patëm ministrin prezent këtu, edhe nuk qe në gjendje me ju përgjigj asnjë deputeti. Krejt shkarkoni, po në emër të luftës kundër korrupsionit, jeni tu bo shumë korrupsion, edhe zanin po e ngriti, e ti s’ke nevojë me më thanë që pe ngriti zanin”, tha Bajrami.

Image

Arben Gashi i reagon deputetëve: Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.

“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi derisa, deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.

“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i con nja tre vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, tha Gashi derisa vazhdoi fjalimin për pikën e rendit të ditës.

“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, shtoi ai.

LDK e ka kundërshtuar propozimit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Të njëjtët kanë përmendur interpretim nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast.

Nga LDK-ja, gjithashtu ia kanë përmendur LVV-së edhe vendimin për pagesën prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

​​​Zemaj e Pacolli përplasen në debat rreth bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Lidhur me rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, janë përplasur në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Zemaj ka thënë se po kërkojnë standard, që shkarkimet të bëhen me arsye të cilat qëndrojnë, dhe jo siç tha ai për arsye selektive politike.

Zemaj: Si do të arsyetohen udhëtimet e reja në shtete luksoze

“Përmendet viti 2016, tri udhëtime tha 16 mijë euro, nuk e kuptuam a janë pak 16 mijë euro për tri udhëtime, apo janë pak tri udhëtime që nuk kanë kryer punë efektive në avancime hekurudhave të Kosovës. Dhe tash gjithmonë duhet me marrë metoda krahasuese, këto udhëtimet e reja sa po i kushtojnë Kosovës dhe si do të arsyetohen, një udhëtim në një shtet luksoz, sa do të kushtojë dhe si do të arsyetohet, a do të banalizohet në të njëjtën formë, a janë keqpërdorim me shku nëpër ekskursion, film, simpozium, apo është në interes të institucioni apo agjensionit”, tha Zemaj.

Ndërsa deputetja Fitore Pacolli tha se Autoriteti i Hekurudhave ka keqpërdorur 16 mijë euro për tre vizita në vendet e rajonit.

Pacolli: Sa më herët që kemi mundësi do ta shkarkojmë Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

“Deputeti Zemaj po mendon që 16 mijë euro për tri vizita në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bullgari kanë kushtuar pak, nuk janë shumë sipas tij, le ta gjykojnë qytetarët, për pak ditë me qëndru në Shqipëri, Mali të Zi dhe bullgari edhe me i shpenzu 16 mijë euro atëherë le të jetë gjykim i qytetarëve, se kjo është puro keqpërdorim i fondeve, ka qenë vizita kot, nëse hyn në google e shkruan autoriteti i Hekurudhave ta qet për keqpërdorim të 16 mijë eurove. Kur keni qenë shumicë nuk keni marrë vendim për të me shkarku këtë bord, tani ne jemi shumicë kemi marrë vendim që sa më herët që të kemi mundësi ta shkarkojmë sepse nuk i ka bë mirë as Autoritetit e as Hekurudhave në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

***

Zemaj: Shkarkimet e bordeve tendencioze dhe me qëllime politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me shkarkimet e bordeve, sot kur po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Zemaj ka thënë se këto vendime, partia në pushtet po i bën për qëllime politike dhe jo siç deklaron për ndalje të keqpërdorimeve.

Zemaj: Me shkarkimet e bordeve, pushteti synon të kap institucionet e pavarura

“Më mirë është që arsyetimi të jetë shkurt shqip, transparent, por jo pa arsye ose me arsye që tash edhe qytetari i ka kuptu, që janë të thjeshta, që është për kapjen edhe të këtij institucioni. Nuk do të thotë që hekurudhat nuk kanë probleme në Kosovë, qoftë me prona, qoftë me kyçje ilegale, qoftë me ndërtime, gjëra të tjera, qoftë me rrezikshmëri, të cilat të gjithë i dimë, dhe sesi janë zhvilluar, jo vetëm këtu por kohët e fundit edhe në rajon dhe mbarë Evropën. Sido që të jetë, mendoj që kjo arsye nuk vlen, arsyet janë puro politike, janë tendencioze”, tha Zemaj.

Zemaj tha se bordet po shkarkohen me nguti, me qëllime tendencioze e politike.

Zemaj-Vetëvendosjes: Ndalni këto hajni

“Ndalni këto hajni të mbrapshta, e këto tendenca, sepse është marre, është turp, e keni marrë mandatin për me bë ndryshime, me i ndalu ato keqpërdorime që janë potencuar, e jo me vazhdu tash edhe me vjedh edhe në hekurudha. Për këtë arsye nuk ju miratohet as marrëveshja e kredisë, se nuk ju beson”, shtoi ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

***

PDK-ja kundërshton shkarkimin e bordit të ARH-së, Nura: Një praktikë e tillë nuk është në interes të shtetit

Nga Grupi Parlamentar i PDK-së, deputeti Fadil Nura theksoi se kundërshton fuqishëm rekomandimin e Komisionit për Bujqësi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH).

Deputeti Nura theksoi se një praktikë e tillë për shkarkime pa asnjë arsye, nuk është në interes as të shtetit dhe as të institucioneve.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të pasqyrave financiare të ARH-së, ai tha se ARH-në e nxjerrë me opinion të pa kualifikuar e pa theksim të çështjeve.

Ai tha se para së gjithash dhe mbi të gjitha raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të pasqyrave financiare të ARH-së, ARH-në e nxjerrë me opinion të pa kualifikuar e pa theksim të çështjeve.

Nura: Një praktikë e tillë nuk është në interes as të shtetit dhe as të institucioneve

“Pra, një raport i tillë pa asnjë të gjetur e as një rekomandim për një organizmat buxhetore është vlerësimi më i lartë pozitiv. Në përvojën time 10 vjeçare në institucionet publike nuk kam hasur të shoh një opinion të tillë kaq të pastër. Po ashtu rekomandimi mbështet në refence të pa sakta dhe të pa bazuara dhe jo profesionale. Referenca numër 1, në të cilën thotë se “është shqetësuese ekzistimi I 268 vendkalimeve ilegale mbi binarë”. Kjo është informatë dhe e dhënë e pa vërtet, sepse pikërisht në raport shkruan e kundërta, ‘kemi 268 vendkalime legale’… (fund). Jam i bindur dhe besoj që shumë shpejt do të bindeni se një praktikë dhe një precedent I tillë nuk është në interes as të shtetit dhe as të institucioneve”, theksoi Nura.

Në bazë të rekomandimit, Bordi që pritet të shkarkohet sot është me këtë përbërje: Arsim Berisha kryesues, Gëzim Qerimi anëtar, Shkumbin Hyseni anëtar dhe Ilmi Ahmeti anëtar.

***

 Kërkohet shkarkimi i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Fitore Pacolli tha se përbërja e këtij bordi është jo profesionale, derisa shtoi se Autoriteti Rregullativ I Hekurudhave nuk ka punuar në modernizimin e transportit hekurudhor.

Pacolli përmendi ngecjen e funksionimit të linjave hekurudhore, përveç asaj Prishtinë-Pejë.

Pacolli: Gjatë periudhës kohore 2007-2020 kemi rënie të numrit të udhëtarëve me transport hekurudhor

“Autoriteti Rregullativ I Hekurudhave ka dështuar në vënien nën kontroll të qarkullimit ilegal të trenave nga Serbia në drejtim të stacionit në Mitrovicë. Çdo vit kemi rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor. Gjatë periudhës kohore 2007-2020, kemi rënie të numrit të udhëtarëve nga 417 mijë në 58 mijë e 819 udhëtar. Nuk kemi një analizë të mirëfilltë pse kemi një rënie të tillë”, tha ajo.

Duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për shkarkimin e këtij bordi, ajo tha se janë konstatuar dështime.

Pacolli: Ekzistimi i 268 vendkalimeve ilegale mbi binar është shqetësues

“Është shqetësuese ekzistimi i 268 vendkalimeve ilegale mbi binar të cilat në vazhdimësi janë rrezik për jetën e qytetarëve, vetëm gjatë periudhës 2016-2020 janë lënduar 48 persona përderisa të vdekur I kemi 11 persona. Është shqetësuese mungesa e vendosjes së shenjave sinjalizuese në vendet përkatëse dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e qytetarëve dhe si pasojë sot kemi edhe ndërtim të shtëpive dhe objekteve të banimit afër binarëve apo rrjetit hekurudhor. Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka neglizhuar bashkëpunimin me nivelin komunal dhe me organet e sigurisë. Autoriteti Rregullativ I Hekurudhave ka shkelur rregulloren për operimin me licencë të operatorëve në rehabilitimin e hekurudhave”, tha Pacolli.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

Zemaj-Qeverisë Kurti për shumën prej 5 eurosh për regjistrimin e veturave: Është hajni, është turp

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka pasur kritika për Qeverinë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj e ka kundërshtuar propozimin për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në këtë pjesë, Zemaj e ka përmendur edhe shumën prej 5 eurove që do të paguhet për regjistrimin e veturave.

“Gati 400 mijë makina janë në Kosovë, e ju japet një tender një kompanie me tre persona të krijuar pak më parë, është hajni është turp, e keni marrë mandatin e po vazhdoni me vjedh edhe në hekurdhua. Këtë që po e bëni edhe atë që dojnë me dhanë kreditin kur te shohin do ta ndërprejn”, tha Zemaj në seancën e sotme.

Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.

 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ata e kanë shqyrtuar ligjin që është për këtë institucion, raportimin vjetor të këtij bordi si dhe performancën që ata kanë treguar, ku pas këtyre kanë dalë me rekomandimin për shkarkim.

Kundër këtij rekomandimi kanë dalë PDK-ja dhe LDK-ja.

***

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme e cila është vazhdim i asaj të premtes që ishte javën e kaluar.

Punimet i hapi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke thënë se në seancë janë 78 deputetë.

Ajo filloi me pikën e parë të rendit të ditës që ishte “Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10”.

Kjo pikë nuk u vendos për votim pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat