Milazim Krasniqi befason për Albin Kurtin, tregon se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon me qëndrimin e fortë përballë Vuçiqit

Aktuale

Milazim Krasniqi befason për Albin Kurtin, tregon se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon me qëndrimin e fortë përballë Vuçiqit

Nga: P.R Më: 19 korrik 2021 Në ora: 21:16
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Përmes një postimi në facebook, profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi ka thënë se qëndrimi i fortë i Kurtit përballë Vuçiqit do të krijojë dy rrethana të reja.

“Qëndrimi i fortë i Kurtit në Bruksel përballë Vuçiqit, nëse vazhdon me këtë stil, ose do të prodhojë fitore spektakulare të Kosovës përballë Serbisë, ose do të krijojë rrethanat për ndërhyrjen e re të Serbisë në Kosovë, me anën e një agresioni, që do ta amputonte veriun dhe do ta copëtonte vendin. E para mund të ndodhë, nëse Kurti e fiton përkrahjen e SHBA dhe BE-së për qëndrimet e tij të forta. E dyta do të ndodhë nëse SHBA dhe BE nuk pajtohen me këtë kurs të fortë të Kurtit. Na mbetet të presim kah po rëndon kandari”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

“Tash për tash populli po kënaqet me liderin e vet të fortë me fjalë. Nëse fiton kursi i tij, populli ka të drejtë të mburret me zgjedhjen që ka bërë më 14 shkurt 2021. Nëse dështon Kosova, populli nuk do të ketë rast ta korrigjojë gabimin, sepse Kosova do të copëtohet. E në atë rast populli do të jetë fajtor, jo Kurti. Pse? Sepse populli i ka ditur qëndrimet e tij: Kurti ka qenë për bashkimin kombëtar, duke e zhbërë Kosovën si shtet. P.S. Mbani mend këtë postim, helbete u hyn në punë pas do kohe, megjithëse edhe mundet që nuk u hyn në punë fare pas do kohe. Tymyrmeqi!”, ka shkruan në postimin e tij profesor, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat