Kurti vjen me një reagim të ashpër për Erdoganin dhe Vuçiqin, pas këtyre deklaratave për Kosovën

Aktuale

Kurti vjen me një reagim të ashpër për Erdoganin dhe Vuçiqin, pas këtyre deklaratave për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:43
Erdogan dhe Vuçiq

Kryetari i partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit turk Erdogan dhe atij serb, Vuçiq.

Ky reagim i Kurtit vjen pas lajmeve se Erdogan po lobon për njohjen e Kosovës, kurse Vuçiq ka thënë se Kosova i takon Serbisë.

Sipas Kurtit, Kosova nuk është as tokë serbe e as turke, por tokë arbërore shqiptare shekullore.

Ai thotë se në agjendën e Kosovës është ribashkimi Kombëtar, kurse pavarësia e Kosovës tashmë është realitet.

Reagimi i plotë:

Sipas portaleve desinformative thuhet se kinse: "Erdogani po lobon për njohjen e Kosovës kurse Vuçiqi thotë se Kosova i takon Serbisë"!

Unë ju them se në agjendën tonë është Ribashkimi Kombëtar se pavarësia e Kosovës tanimë është realitet.

Kosova nuk është as tokë Serbe dhe as Turke por tokë Arbërore Shqiptare shekullore.

I them Vuçiqit dhe Erdoganit të mos mbajnë kokëçarje për tokat tona dhe tanimë ato duhet të Ribashkohen.

Radhën e ka RIBASHKIMI KOMBËTAR,

"ÇFARË ISHTE BASHKË DUHET TË BËHET SËRISH BASHKË".

Të gjithë ata shqipfolës që nuk e mbështesin këtë obligim historik të Kombit tonë duhet të largohen me votë nga politika dhe vendimmarrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat