Konjufca kërkon që të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve, të marrin pjesë në seancë

Aktuale

Konjufca kërkon që të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve, të marrin pjesë në seancë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 15:46
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar sërish me deputetët për shkak të qëndrimit të tyre jashtë sallës plenare. Vonesa në fillimin e seancës, pas përfundimit të pauzës bëri që kryeparlamentari të ftoi të zgjedhurit e popullit të marrin pjesë sepse paguhen prej taksave të qytetarëve.

Ndërkohë, mirënjohje iu dha deputetëve që ishin të pranishëm në sallë, por tha se është lajm i keq kur të përgjegjshmit janë pakicë.

“Të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ftohen të marrin pjesë në seancën plenare. Një mirënjohje e veçantë për ju që jeni të përgjegjshëm. Lajm i keq është kur të përgjegjshmit janë pakicë”, tha ai.

Sipas tij, ky veprim nuk është sjellje e mirë, pasi ka mërgimtarë që kanë bërë mijëra kilometra për të përcjellë seancën në Kuvend.

“Nuk është sjellje e mirë kjo. Deputetët që janë këtu nuk janë në sallë, kurse mërgimtarët kanë bërë me mijëra kilometra për me ardh në Parlamentin e Kosovës me na përcjellë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat