Zbarkojnë në Gjilan dronët e policisë për ti dënuar kundërvajtësit

Aktuale

Zbarkojnë në Gjilan dronët e policisë për ti dënuar kundërvajtësit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:45
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot me 23 korrik 2021 në orët e paradites kanë vazhdu me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Ferizaj,punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në kuadër të këtij plani bashkë me oficerët e trafikut rajonal kanë asisutar  edhe Njësitet e specializuara me kontrolle përmes DRON-it. 

Vëzhgimi i rrjedhës së komunikacionit  dhe qarkullimi i veturave në rrugët nacionale për mes DRON-it po ndihmon në identifikimine e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht "tejkalimi në vijë të plotë, tejkalimi i kolonës së disa veturave, tejkalimi në udhëkryqe apo në vende me dukshmëri të zvogluar". 
Efekti i punës përmes kontrolleve me DRON, kjart po duket se është i dobishëm dhe ndjeshëm ka ndiku që të kemi më pak aksidente në rrugët nacionale.

Vlenë të ceket se gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë shqipëtuar gjithësejt nëntëdhjet e tri (93) gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e pesë patentë shoferve në raste të kjndërvajtjeve të ndryshme si "tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut", etj. 

"Policia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit  dhe gjithë pjesmarrsit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat