​Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit kundër formës së aktakuzës

Aktuale

​Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit kundër formës së aktakuzës

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, bëjnë të ditur se gjykatësi Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin.

Ndërsa mocioni i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht.

Kujtojmë që më 4 nëntor u arrestua Jakup Krasniqi e një ditë pas u arrestua Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Në paraqitjen e tij të parë më 10 nëntor, edhe Veseli u deklarua i pafajshëm.

Njëjtë është deklaruar edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat