​Haradinaj: Prishtina nuk mund të udhëhiqet nga njerëz të zakonshëm

Aktuale

​Haradinaj: Prishtina nuk mund të udhëhiqet nga njerëz të zakonshëm

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:21
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Prishtina nuk mundet të udhëhiqet nga njerëz të zakonshëm dhe prej atyre që nuk kanë zemër të madhe. Haradinaj ka theksuar se kandidati për kryetar tw Prishtinws nga AAK, Daut Haradinaj ka dije dhe intelekt dhe i krijuar nga një traditë e gjatë e angazhimit në të mirën kombëtare.

Kështu u shpreh Haradinaj në hapje të diskutimit mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai para shtabit zgjedhor të AAK-së u shpreh se Daut Haradinaj ka dijen dhe intelektin.

Haradinaj: Prishtina ka dije dhe intelektual të shquar

"Prishtina ka dije dhe intelektual të shquar që kanë ndikuar me dijen e tyre në rrjedhat e vendit tonë, që na kanë nxjerrë mirë neve si komb në çdo kohë. Disa prej tyre janë me ne, brezi i ri ka shumë intelektualë, kam pasur fatin t’i njoh edhe unë në kohë të ndryshme. Prishtina ka shumë shpirt, dhe këtë shpirt e ka ruajtur edhe në ditët më të vështira edhe në ditët e bombardimeve, njerëzit e Prishtinës kanë jetuar, nuk janë dorëzuar. Jetojnë edhe sot kur kanë pengesa jetojnë. Kanë jetuar prishtinasit edhe pse kanë dalë jashtë Kosovës. Nuk janë dorëzuar, kemi prishtinali të suksesshëm në gjithë botën”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se mburret edhe me Ligjin për Kryeqytetin, ani pse për të ishte kundërshtuar nga të tjerët. Ai pati dy fjalë edhe për kandidatin e të parit të kryeqytetit.

Haradinaj: Dauti ishte i pari që doli pa maskë

“Daut Haradinaj ka rrënjë. Vjen prej një familje që ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Jo vetëm në brezin tim, Dauti nuk është i krijuar prej Ramushit, as prej familjes, por është një traditë e gjatë e angazhimit në të mirën kombëtare që është edhe njerëzore, qytetare. Si Prishtina që ka rrënjë të hershme edhe që i ka të shquara edhe kombëtare edhe qytetare, por edhe bashkëjetesës dhe respektit e jetesës, Daut Haradinaj po ashtu vjen prej këtyre rrënjëve të respektit me tjetrin, punës së përbashkët. Ka dije edhe intelekt të cilin shumë në moshë të re prej Dukagjinit i ka rastis me ndodhë në Llaushë të Drenicës, që për shumë të tjerë nuk e kanë dit se ku i bie. Dhe me qenë krahë për krahë me Adem Jasharin dhe me qenë me treshen e parë të shqiptarëve që e lajmëruan UÇK-në pa maskë”, ka shtuar Haradinaj.

Veç tjerash, për vëllain e tij tha se i ka qëndruar besnik këtij vizioni në kohë jo të lehta, e që i ka kushtuar edhe me humbjen e familjarëve.

Haradinaj: Nuk mundet Prishtina të udhëhiqet nga njerëz të zakonshëm

“Nëse të rinjtë nga Prishtina kanë guxuar me pi një makiato kur i ka rreh policia, edhe Dauti me të rinjtë në mal kanë guxuar të këndojnë, të bëjnë qejf, me jetua me i dhënë luftës përpara. Kur po e them për me pi një makiato, po e them sinqertë pa atë shpirt të rinisë tonë të të gjithë kohërave nuk do të ishim sot këtu[...]Nuk mundet Prishtina e madhe me kaq shumë vlera, me krejt ato çfarë i thash me udhëheq dikush shumë i zakonshëm, me udhëheq dikush që nuk e ka një zemër të madhe”, ka theksuar ai.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se programi i tyre për kryeqytetin duhet të besohet nga qytetarët, meqë e njëjta ka shumë punë të akumuluara pa u kryer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat