KQZ: Ja deri kur keni të drejtë ta ndërroni qendrën e votimit

Aktuale

KQZ: Ja deri kur keni të drejtë ta ndërroni qendrën e votimit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:10
KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit deri me 7 shtator të këtij viti, kjo për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një postim të publikuar nga KQZ në rrjetin social Facebook thuhet se ndërrimi i qendrës mund të bëhet online, por edhe për në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Pasi të aplikoni për ndërrimin e qendrës së votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Linku online për ndërrimin e qendrës së votimit është ky: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat