Aksidenti tragjik me 10 viktima nga Kosova në Kroaci nëpërmes fotografive, çka dihet deri më tani

Aktuale

Aksidenti tragjik me 10 viktima nga Kosova në Kroaci nëpërmes fotografive, çka dihet deri më tani

Nga: A.Zh Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:33
Skena nga vendi i aksidentit

10 persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë lënduar, si pasojë e aksidentit të një autobusi me targa të Kosovës në Kroaci.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë, por në mëngjesin e ditës së sotme, përfundoi në një anë të autostradës në Slavonski Brod, përcjell Bota sot.

Autobusi që udhëtonte nga Gjermania për në Prishtinë “fluturoi” nga autostrada për arsye ende të papërcaktuara.

Mjekët kroatë kanë bërë të ditur se 8 persona të lënduar, janë në gjendje të rëndë.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është nisur për në Kroaci, së bashku me zyrtarë tjerë.

Për aksidentin tragjik kanë shprehur ngushëllimë politikanë në Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Më poshtë gjeni disa nga fotografitë nga skena e aksidentit në Kroaci:

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat