Pas aksidentit tragjik, reagon deputetja nga Kosova në parlamentin e Kroacisë

Aktuale

Pas aksidentit tragjik, reagon deputetja nga Kosova në parlamentin e Kroacisë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:50
Ermina Lekaj-Përlaskaj

Deputetja nga Kosova në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona dhe u lënduan 45 të tjerë.

Deputetja përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se me dhimbje dhe pikëllim ka marr lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovar dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve që humben të afërmit.

Ajo ka treguar se së bashku më ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin janë duke shkaur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Postimi i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jetën 10 persona dhe rreth 30 te tjerë janë të lënduar. Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to.

Republika e Kroacisë e ofron mundësinë e kujdesit kualitativ shëndetësor personave të lënduar dhe shpresojmë se udhëtaret e lënduar të shërohen sa me shpejt.

Bashke me ambasadorin e Republikës se Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Gëzim Kasapollin po shkojmë drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat