E rëndë: Një vajzë e re në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci

Aktuale

E rëndë: Një vajzë e re në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci

Nga: A.Zh Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

10 persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit të autobusit nga Kosova në Kroaci.

Bëhet e ditur se 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Slavonski Brod.

Në mesin e viktimave është edhe një vajzë e re.

Sipas të dhënave, autobusi ishte vetaksidentuar.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në autobusin që po vinte nga Frankfurti në Prishtinë, ishin të gjithë mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat