Gërvalla: Lajm tronditës, humbën jetën deri sa po ktheheshin në vendlindje

Aktuale

Gërvalla: Lajm tronditës, humbën jetën deri sa po ktheheshin në vendlindje

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:49
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka quajtur tronditës lajmin për aksidentin e sotëm në Kroaci, ku dhjetë qytetarë kanë humbur jetën.

“Tronditës lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës. Shumë nga ta humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan deri sa po ktheheshin në vendlindje që të vizitonin familjet e tyre dhe të gëzoheshin me ta”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se në koordinim me Presidenten, Kryeministrin dhe kolegë ministra që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u përpjekur të sqarojnë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën e tyre, kudo që është e nevojshme.

“MPJ dhe institucionet tona do t’ju mbajnë vazhdimisht të informuar. Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat