Katër anëtarë të familjes Rrustemi mbetën të vdekur në aksidentin në Kroaci

Aktuale

Katër anëtarë të familjes Rrustemi mbetën të vdekur në aksidentin në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në shtetin e Kroacisë.

Media mëson nga burimet e saj, se në mesin e dhjetë viktimave janë edhe katër anëtarë të familjës Rrustemi.

Viktimat po udhëtonin për në Kosovë me pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e ‘Deva Tours’.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti,

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat