​Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit

Aktuale

​Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:56
Pamje nga takimi

Komisioni për Legjislacion nuk e ka mbështetur raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e buxhetit.

Me katër abstenime dhe vetëm dy vota pro, raporti i komisionit funksional për rishikimin e buxhetit dështoi të marrë mbështetjen për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e këtij projektligji.

Hajdar Beqa dhe Blerta Deliu, deputetë nga PDK thanë se ky rishikim i buxhetit nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe për këtë arsye nuk e mbështetin të njëjtin.

Komisioni për legjislacion po vazhdon mbledhjen, ku zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu po raporton në komision lidhur me Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat