Sveçla flet nga Kroacia, tregon a do të nisen për Kosovë pasagjerët

Aktuale

Sveçla flet nga Kroacia, tregon a do të nisen për Kosovë pasagjerët

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:34
Skena nga vendi i aksidentit

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka thënë nga Kroacia se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin fatal të së dielës.

Ai njoftoi se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.

Se kur trupat e viktimave të aksidentit do të kthehen, Sveçla kujtoi se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat